Prokuroria ndaloi publikimin e përgjimeve, sfidon Fevziu: Çdo dokument që keni silleni se e publikoj

Prokuroria ndaloi publikimin e përgjimeve, sfidon Fevziu: Çdo dokument që keni silleni se e publikoj

07/06/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Prokuroria e Krimeve të Rënda në një urdhër të firmosur nga dy prokurorët e dosjes Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, ka deklaruar se u ndalohet të gjitha mediave publikimi i përgjimeve të dosjes 339.

Në shkresën e Krimeve të Rënda thuhet se në bazë të nenit 295 të Kodit Penal ata që i publikojnë do të mbajnë përgjegjësi penale.

Në lidhje me këtë shkresë të Krimeve të Rënda ka reaguar gazetari Blendi Fevziu, i cili shprehet se kjo është shkelje e shtypit dhe fjalës së lirë.

“Kjo është një shkelje e parimeve të shtypit të lirë, e fjalës së lirë. Prokuroria mund të ruajë zyrat e saj, por gazetarët këtë detyrë kanë. Është më shumë se idiotësi, çdo dokument që kemi silleni se e publikoj unë le të veprojë prokuroria. Silleni dhe le të vijë prokuroria e të procedojë pastaj. Është e drejtë e prokurorisë të ruajë dokumentet, të hetojë kush nxjerr sekretet”, ka thënë Fevziu./Dritare.net