Prap u gëzuam para kohe? Pas Jankullovskës, lirohet edhe Elizabeta Kançevska-Milevska!

Prap u gëzuam para kohe? Pas Jankullovskës, lirohet edhe Elizabeta Kançevska-Milevska!

03/07/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Si duket shqiptarëve të Maqedonisë edhe një herë na u përsërit sindromi i euforisë së parakohshme. U gëzuam para kohe kur menduam se do të dënohen bashkëpunëtorët e Gruevskit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, deri sa qeveria aktuale është e mbushur përplot me kuadrot më besnikë të Gruevskit, për të cilët janë paraqitur edhe incizime se si flasin për shpëtim të kriminelëve të dyshuar për vrasje.

Pas informacionit për prolingimin e vuajtjes së dënimit nga ish ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, sot edhe ish ministrja e kulturës Elizabeta Kançevska-Milevska ka shpëtuar nga padia për malverzime në kohën sa ka qenë ministre. Prokuroria njoftoi se Milevska është liruar nga padia për rastin në të cilin bashkë me të dyshoheshin edhe zëvendësministri i atëhershëshëm si dhe drejtori për çështje financiare. Dyshimet ishin për malverzime të bëra me një kompani nga Beogradi. Dhe si duket këtu qëndron “lepuri”, sepse ata që rrahin se e kanë shkatërruar Jugosllavinë, ende nuk kanë hequr dorë nga ëndrra për krijimin e Serbisë së Madhe, duke i pastruar shqiptarët nga trojet etnike.