Portali i madh zviceran: ‘Dy djemtë nga Kosova rrëzojnë Serbinë përtokë’

Portali i madh zviceran: ‘Dy djemtë nga Kosova rrëzojnë Serbinë përtokë’

23/06/2018 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Nën euforinë e fitores spektakolare të ekipit të Zvicrës në përballjen me Serbinë, kanë qenë edhe mediat zvicerane ato që e kanë vënë theksin tek dy golashënuesit nga Kosova.

Portali 20min.ch, një prej mediumeve më të lexuara në Zvicër, fitoren e ka përshkruar me titullin: ‘Dy djemtë e Kosovës rrëzojnë për toke Serbinë’.

Kujtojmë se fillimisht, ishte Serbia ajo që shënoi në minutën e pestë të ndeshjes, për t’u barazuar rezultati në minutën e 55-të me golin e Granit Xhakës teksa goli i fitores u shënua në minutën e 89-të. /Prive.al

http://www.20min.ch/ro/mondial2018/lanati/story/Le-choc-entre-la-Serbie-et-la-Suisse-a-suivre-en-direct-21203653