Po Kryeministër, jemi për amnisti, ta fillojmë nga 1968

Opinione

Shkruan Shefik Duraku

I nderuar Kryeministër Zaev,kur jemi tek falja meqë e kërkuat sigurisht se të gjithë e dëshirojnë një gjë të tillë, por ka rend kjo punë.

Shqiptarët besoj më së shumti e dëshirojnë këtë sepse ne më së shumti kemi vuajtur dhe po vazhdojmë të vuajmë nga padrejtësit,nga dhuna shtetrore,nga gjyqe të pa drejta,nga raste te montuara politike,nga diskriminimi sitematik si në aspekt etnik,ekonomik,social dhe arsimorë..
Edhe ne jemi për nje pajtim,jemi për ta shtri dorën por jo nga 27 prilli,ajo duhet të jetë e fundit ku pësuan përsëri shqiptarët.

Ta fillojmë nga 1968 kur Shqiptarët ngritën flamurin ne Shkup dhe u persekutuan e u përndjekën sistematikisht,pastaj në vitet e 80-ta në vitet e 90-ta duke fillu nga Bit Pazari,Ladorishti,Gostivari,helmimet e nxënësve,pastaj ngjarjet e Unuversitetit 1994,Ngjarjet e Gostivarit 1997, Në shekullin e ri ngjarja e parë ishte Haraçina (vrasja e policëve) kur e rrahët gjysmen e fshatit dhe autorët nuk u gjetën.
Pastaj vijm te ngjarja kryesore,konflikti i vitit 2001.
Më pas vazhdoj avazi i vjetër,prap raste të montuara,prap shqiptarët viktima(Sopoti,Breza,Brodeci,Monstra,Harun Aliu,Lagja e Trimave) prap shqiptarët.

Shumë ish-ushtarë të UÇK-së u montuan,u likuiduan,shum prej tyre u burgosën me burgje të përjetshme pa fakte.
Pastaj vijm tek ajo falja që thoni Ju i nderuar Kryeminister.
A po ju djeg Juve për disa huligan e terorist që dhunuan instucionet,po ju dhemb se jan ,,tuajt” ( Maqedon) dhe prandaj po doni ti amnistoni në emër të integrimeve, të një ideali që sa është i juaji është edhe i joni.
Sa për freskim të kujtesës, kur Ne (shqiptarët) kemi qenë Pro-Perendimor dhe Pro-NATO Ju (maqedonët) keni qenë Komunista me Paktin e Varshavës (me Rusi) e tani po,JEMI PËR AMNESTI, PO TA FILLOJMË NGA 1968.

Ne ktu jemi,se kemi problem,kur të jeni gati.
Nuk mundet dikush me u kalbur në burg pa faj 20 vite e juve pse ju paskan mbyll në shpin tuaj (arrest shtëpiak) nja 3 muaj menjiher po doni amnesti.

Ajo EUROPA DHE NATO por edhe SHTETI nuk është pronë private e Juaja, as ,,baballik” se keni që të bëni çka tu a ka qejfi Ju.