Pija që po ulë ndjeshëm rrezikun nga kanceri i prostatës

Showbiz

Meshkujt që konsumojnë çdo ditë nga një gotë verë të kuqe ulin rrezikun të preken nga kanceri i prostatës për 12 për qind, por Chardonnay ka efekt të kundërt, zbulon një studim.
Ekspertët thonë se meshkujt ulin rrezikun nga kanceri i prostatës edhe duke mos pirë duhan, edhe duke mos konsumuar tepër mish të kuq.

Vera e kuqe përmban 10 herë më shumë polifenol, një lloj i antioksiduesit, se sa vera e bardhë, gjë e cila konfirmon gjetjet sipas studiuesve.

Konsumimi i verës së bardhë Chardonnay rrit rrezikun nga diabeti për 26 për qind, ka gjetur studimi.

Disa antioksidues më herët janë lidhur me reduktimin nga rreziku i mbylljes së enëve të gjakut.

Kanceri i prostatës prek mbi 47.000 meshkuj çdo vit në Britani të Madhe. Gjetjet janë publikuar në revistën “Clinical Epidemiology”.