Përzierja që do të zhbllokojë tubacionet e lavamanit pavarsisht nga se janë bllokuar

Kuriozitete

Sado të kujdesshëm të tregoheni në zonën e gatimit të mos hidhni mbeturinat e ushqimit në lavaman, apo flokët në lavamanin e tualetit, gjithmonë do të bllokohen ! Nëse tubacionet do të zihen nga ushqime të cilat mund të shpërbëhen lehtë apo të kullojnë pa vështirësi ju mund t’i zhbllokoni tubat në mënyrë natyrale, pa u munduar shumë dhe pa patur nevojë për ndihmën e një hidrauliku.

Metodat e mëposhtme jo vetëm që do të pastrojë tubacionet, por do të parandalojë dhe bllokimin e tyre.
1. Përzieni 1/2 filxhan sode buke me ¼ e filxhanit të mbushur me kripë.
2. Hidheni këtë përzierje në tubat e lavamanit duke shtuar menjëherë pas saj një gotë me uthull të nxehtë.
3. Lëreni për 15 minuta dhe më pas hapni rubinetin nga uji i nxehtë e lëreni të rrjedhë për disa sekonda.