Përshëndesim nënshkrimin e Protokollit. Nga sot Maqedonia nuk duhet të gabojë më!

Përshëndesim nënshkrimin e Protokollit. Nga sot Maqedonia nuk duhet të gabojë më!

06/02/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Aleanca për Shqiptarët përshëndet nënshkrimin e protokollit të 29 vendeve anëtare të NATO-s për anëtarësim të Maqedonisë. Kjo ngjarje paraqet një derë të hapur për Maqedoninë në Aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake të botës.

Nga sot përgjegjësia është e dyfishtë, për Maqedoninë , Qeverinë dhe të gjithë aktorët politik në vend sepse të qenurit anëtar i NATO-s me automatizëm do të thotë më shumë përgjegjësi të klasës politike, respektim i të drejtave të njeriut, si ato individuale ashtu edhe ato kolektive, sundim të shtetit ligjor, mirëqenie ekonomike për qytetarët e këtij vendi, luftë të pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, etj.

Maqedonia tani e tutje në asnjë moment nuk duhet të gabojë në raport me funksionimin e së drejtës. Gjykatat e Maqedonisë, doemos t’ju ngjajnë për nga profesionalizmi gjykatave të shteteve të NATO-s, pa mos përjashtuar edhe administratën publike, shëndetësinë, kulturën dhe arsimin, të gjitha këta segmente politike dhe shoqërore që duhet të jenë përkrah vlerave euroatlantike.

Falënderojmë të gjithë kontribuuesit e këtij procesit, posaçërisht NATO-n, shtetet e BE si dhe SHBA-të!