Performanca e jashtëzakonshme e Era Istrefit në finalen e Kampionatit Botëror (VIDEO)

Performanca e jashtëzakonshme e Era Istrefit në finalen e Kampionatit Botëror (VIDEO)

16/07/2018 Off

Postimi është lexuar 102 herë!

Era Istrefi ka bërë një performancën mbresëlënëse në prag të finales së Kampionatit Botëror në Luzhniki Stadium në Rusi.

Këngëtarja nga Kosova së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith e kanë interpretuar himnin e Kampionatit Botëror 2018, Live It Up.

Nga treshja që interpretojnë hitin e këtij turneu, fillimisht doli në skenë Nicky Jam që më pas u shoqërua nga ylli shqiptar me famë botërore dhe më pas nga aktori hollivudian.

E veshur në mënyrë atraktive dhe me një performancë të mrekullueshme, Era arriti të bëjë për vete publikun në stadium dhe miliona shikuesit përmes ekranit.

Spektakli i ceremonisë përmbyllëse ka vazhduar edhe me yje të tjera, në mesin e tyre edhe legjenda braziliane, Ronaldinho.

Performanca e jashtëzakonshme e Era Istrefit në finalen e Kampionatit Botëror (VIDEO)