PENDAROVSKI: Mbështetje për mediat, transparenca imperativ kryesor

PENDAROVSKI: Mbështetje për mediat, transparenca imperativ kryesor

19/06/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Kabineti i presidentit vendos komunikim të hapur dhe direkt me mediat, ndërsa prej tyre pret të jenë aktorë aktiv dhe korrigjues të të gjitha proceseve shoqërore në Maqedoninë e Veriut, ka thënë shefi i shtetit Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me kryetarin e SHGM-së Mlladen Çadikovski.

Në takim është folur për sfidat me të cilat përballen punonjësit medial në vend me çka është konstatuar se përcaktim i përbashkët edhe i shtetit dhe mediave duhet të jetë sigurimi i të drejtave dhe lirive themelore të gazetarëve në drejtim të zbatimit të standardeve profesionale në raportim si dhe mbrojtje të dinjitetit dhe integritetit të profesionit të gazetarisë.

Duke shprehur mbështetjen ndaj SHGM-së si Shoqatë më e vjetër në shtet dhe anëtare e Federatës ndërkombëtare të gazetarëve, presidenti Pendarovski ka thënë se transparenca është imperativ kryesor dhe një nga parimet themelore të demokracisë në çdo shtet.

Dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se nevojitet përshpejtim i konstituimit të përbërjes së re të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale si dhe Këshillit programor të Servisit publik TVM në drejtim të proceseve reformuese në sferën mediale në shtet.