Pendarovski: Marrëveshja e Prespës, rezultat i dy liderëve të guximshëm

Pendarovski: Marrëveshja e Prespës, rezultat i dy liderëve të guximshëm

26/01/2019 Off

Pas miratimit të Marrëveshjen së Prespës nga Parlamenti grek me 153 vota “për”, koordinatori nacional për NATO, Stevo Pendarovski në emisionin “360 gradë” në Alsat thekson se kjo Marrëveshje paraqet një shembull specifik për rajonin pasi që sipas tij për dallim nga marrëveshjet tjera të arritura me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, Marrëveshja e Prespës paraqe vullnetin dhe guximin e dy liderëve të cilët me forca e veta arritën marrëveshje historike.

“Kjo mund të jetë një shenjë e mirë. Jo vetëm për marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë, por për tërë rajonin sepse e dimë që bëhet fjalë për marrëveshje jotipike dhe joballkanik. Pikëpyetje a e kemi arritur këtë në dekadat e fundit, marrëveshjet e arritura në vitet e 90-ta siç ishte marrëveshja e Dejtonit për shembull dhe disa marrëveshje më të vogla rajonale, ishin me intervenim të drejtpërdrejtë të faktori ndërkombëtarë. Kjo marrëveshje ka peshë të rëndësishme sepse dy liderë të guximshëm dhe me vizion arritën me forca autonome në shtetet dhe qeveritë e tyre, ta bëjnë këtë hap, që sipas meje, me të gjitha parametrat është historik”, theksoi Pendarovski.