Pendarovski e përcolli Ivanovin nga “Vila Vodno” (VIDEO)

Pendarovski e përcolli Ivanovin nga “Vila Vodno” (VIDEO)

12/05/2019 Off

Sot pasdite pas dy mandatesh Gjorge Ivanov u largua nga Vila presidenciale në Vodno. U përcoll nga presidenti i ri Stevo Pendarovski.

Ivanov dhe Pendarovski paraprakisht mbajtën takim pas së cilit u takuan edhe me të punësuarit në kabinetin presidencial.

Ivanov sot publikoi status në fejsbukun e tij zyrtar në të cilin porositi se funksionet vijnë dhe shkojnë, por njerëzia mbetet.

“Me nder, kënaqësi dhe përgjegjësi të madhe e kam kryer funksionin President i Republikës së Maqedonisë në dhjetë vitet e kaluara. Nga zemra e falënderojmë popullin maqedonas dhe qytetarët për të gjithë besimin dhe mbështetjen e dhënë. Uroj të mbeteni me shëndet të mirë dhe mos harroni se vetëm të bashkuar dhe me respekt të ndërsjellë do të kemi Maqedoni të suksesshme dhe më me prosperitet”, shkruan Ivanov.

Shefi i ri i shtetit Pendarovski në vilën presidenciale erdhi nga Kuvendi, ku u mbajt inaugurim solemn.

Pendarovski menjëherë pas ndërmarrjes së funksionit mbajti takime bilaterale me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev ndërsa pritet të mbahet takim edhe me presidentin shqiptar, Ilir Meta.