Parregullsitë në RTVM, nën llupën e Anti-korrupsionit

Parregullsitë në RTVM, nën llupën e Anti-korrupsionit

09/05/2019 Off

Antikorrupsioni do të hapë lëndë për Radio Televizionin e Maqedonisë pasi që revizioni shtetëror zbuloi një numër parregullsish në funksionimin e shërbimit publik. Përveç kësaj, do ta analizojnë raportin në të cilin revizorët nënvizuan se drejtori Marjan Cvetkovski ka autorizuar udhëheqës sektori për të nënshkruar dokumente në emër të tij, për çka revizorët dyshojnë se ekziston rrezik për punë të paligjshme.

Do të prononcohemi në njërën nga seancat e ardhshme. Na duhet edhe pak për të analizuar. Do të hapim procedurë edhe për këtë- Biljana Ivanovska, Kryetare e KSHPK.

Përndryshe, Qeveria në seancën e djeshme dha mendim negativ për punën e RTVM-së për vitin 2018. Është konstatuar një humbje prej 26 milion denarë, ndërsa shërbimi publik nuk i ka përmbushur standardet profesionale dhe etike për të siguruar pavarësi editoriale. Qeveria pret që Kuvendi të kërkojë mendim prej tyre mbi raportin e revizionit që lidhet me vitin 2017.

Institucionet në Republikës së Maqedonisë mund të veprojnë edhe sipas informacionit të marrë, megjithatë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është përgjegjës për radio difuzionin publik- deklaroi Mile Bosnjakovski, Zëdhënësi i Qeverisë.

Revizioni në RTVM zbuloi se Këshilli Programor dhe Bordi Mbikëqyrës, megjithëse nuk kanë pasur autorizim, kanë dhënë dritë jeshile që shërbimi publik të marrë kredi. Ata gjithashtu porositën që të përgatitet edhe një plan biznesi i cili do të shërbejë si garanci për kredinë. Pas miratimit të kredisë prej më shumë se dy milionë euro, televizioni paratë i ka harxhuar para shlyerje të borxheve dhe jo për investime siç është përshkruar në planin e biznesit. Revizioni dyshime ka edhe në lidhje me realizimin e reklamave. Pa një plan medial, ata kanë paguar mbi 400 mijë euro, por revizioni nuk është bindur me të ardhurat e treguara. Është analizuar edhe përgatitja e dokumentarëve në bashkëpunim me produksione të huaja. Janë shpenzuar 2.2 milion euro, por projektet nuk janë udhëhequr sipas çmimit real. Revizioni zbuloi se në televizion mungojnë edhe pajisje, nuk dihet se ku kush dhe për çfarë qëllime përdoren. Sipas revizorëve, personi përgjegjës për konkludimet e raportit për vitin 2017 është drejtori Marjan Cvetkovski.