Pa përbërje profesionale të Komisionit Antikorrupsion, nuk ka luftë efikase me korrupsionin

Pa përbërje profesionale të Komisionit Antikorrupsion, nuk ka luftë efikase me korrupsionin

29/06/2018 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Organizatat qytetare porosisin që të përforcohen kapacitetet e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit (Komisioni Antikorrupsion) – me zgjedhje transparente të anëtarëve, njofton Portalb.mk.

“Tani e dimë se Komisioni numëron 7 anëtarë dhe rekomandimet tona janë që i njëjti duhet që të numërojë mes 3 dhe 5 anëtarë. Komisioni gjithashtu duhet që të udhëhiqet nga kryetar me kohëzgjatje të mandatit, ashtu sikur edhe anëtarët tjerë, gjegjësisht propozojmë që mandatet prej 4 vjetëve të bëhen në 5 vjet dhe të kenë të drejtë për rizgjedhje”, thotë Ana Janevska Deleva nga Platforma për Luftë kundër Korrupsionit.

Që Maqedonia t’i fillojë bisedimet në qershor të viitt 2019 duhet që të ulet edhe korrupsioni. Që ajo të ndodh, njohësit e fushës rekomandojnë që pushteti ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor të jetë më transparent dhe t’i zbatojnë reformat.

“Ajo çfarë duhet të behët është që në praktikë të fillohet me zbatim, të ndiqen hapat të cilat tanimë ne i tregojmë, mënyrat të cilat mund ta përmirësojnë punën e tyre”, thotë Dina Dimov Markovska, nga Platforma e Organizatave Qytetare për Luftë Kundër Korrupsionit.

Organizatat civile presin Vullnet të fuqishëm politik, ndërtim të institucioneve efikase dhe transparente me pavarësi financiare.

Dera e Komisionit për Antikorrupsion është e hapur, por vetëm për ankesa. Antikorrupsionerë nuk ka. Nuk ka se kush të menaxhojë me korrupsionin në vend. Në ndërkohë Qeveria kërkon mënyra se si ta ndryshojë modelin e Komisionit për Antikorrupsion dhe ta ndryshojë ligjin për antikorrupsionerët e rinj, të cilët do të punonin pa ndikime politike. Por kur do të fillojë ajo, përgjigje nuk ka.

Në konferencë gjithashtu u tha se PSP është formuar për shkak të mosveprimit të Komisionit për Antikorrpsion, për të cilin vlerësojnë se duhet të fokusohen në korrupsionin e lartë.