Osmani: Negociatat janë interes i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve anëtare të BE-së

Osmani: Negociatat janë interes i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve anëtare të BE-së

31/03/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Brifing i hapur i Osmanit me mediat

OSMANI: NEGOCIATAT JANË INTERES I PËRBASHKËT I MAQEDONISË SË VERIUT DHE VENDEVE ANËTARE TË BE-së

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot mbajti brifing të hapur me përfaqësuesit e mediave ku u bë prerja e statusit lidhur me integrimet evropiane, me theks të veçantë në implementimin e reformave, rezultateve të arritura, mënyra me të cilën institucionet ju adaptohen reformave, zgjedhjet e ardhshme, dhe proceset tjera – në prag të Raportit të ardhshëm të Komisionit Evropian dhe samiteve të qershorit të Bashkimit Evropian.

“Gjatë dy viteve të fundit kaluam një proces jashtëzakonisht të vështirë dhe intensiv që në vete mbajti numër të madh të sfidave politike, si që ishin Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, si dhe arritëm të krijojmë konsensus edhe për Ligjin e Gjuhëve; më pas arritëm të harmonizojmë numër të madh të reformave sistemuese ndryshime të pjesës së reformave të gjyqësorit dhe reformave të shërbimeve të sigurisë, duke krijuar institucione me standarde evropiane puna e së cilës filloji të jep rezultate edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” – theksoi Osmani duke dhënë llogari për atë që është punuar në periudhën e kaluar në aspektin e riafirmimit të besimit në shtet, besimit në institucione dhe kthimin e vendit në rrugën evropiane dhe euro- atlantike.

“Bëmë ndryshime në disa nga institucionet me procedurë transparente dhe meritore, më pas formuam edhe institucione të reja në përputhje me reformat, filluan të funksionojnë pjesë e këtyre institucioneve të reformuara dhe më e rëndësishme, kjo përpjekje filloi të vërehet, respektivisht të krijohet i a.q. ‘trak rekord’ apo rezultate të dukshme të reformave që është e rëndësishme dhe për qytetarët por paraqet edhe pikë rrëfim për integrimet tona evropiane” – shtoi Osmani, duke potencuar se pret që ky momentum reformues qartë të theksohet edhe në Raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian, i cili shtoi se pret të jetë më i mirë deri më tani, me fusha të shprehura qartë ku është evidentuar progres.

“Kemi mundësi të shkëlqyer ti bindim gjitha vendet- anëtare se negociatat me Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqesin interes të përbashkët, në drejtim të realizimit të prioriteteve evropiane për një Evropë më të sigurte, më stabil dhe më prosperuese” –theksoi Osmani, duke treguar vendin si partner të Bashkimit Evropian në implementimin dhe zgjerimin e idesë evropiane në Ballkan.