Njerëzit me këtë grup gjaku, janë më të mirët në botë

Njerëzit me këtë grup gjaku, janë më të mirët në botë

23/01/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Të gjithë e dimë se janë katër lloje të gjakut: A, B, AB, dhe O. Por, çfarë e bën llojin O më të veçantë? Historikisht, besohet se njerëzit me tipin O të gjakut e kishin vëzhguar mirë ambientin e tyre dhe kishin qenë gjuetarë madje gjuetarë agresivë!

Tipi O i gjakut është në mesin e llojeve më të vjetra të gjakut, i cili ka origjinë prej dhjetëra mijëra vjetëve më parë. Kjo është një prej arsyeve se përse mendohet që personat me tipin O negativ të gjakut konsiderohen si “dhurues universalë të gjakut”.

Karakteristikat e tipit O të gjakut

Personat me këtë lloj të gjakut supozohet të kenë sistem shumë të fortë të imunitetit dhe gjakun më të hollin. Veç tjerash, ata priren të jetojnë më së gjati dhe të kenë acid të fuqishëm të lukthit.

Trajtat e personalitetit

Personat me tip O të gjakut kanë disa trajta të mahnitshme të personalitetit. Ata përshkruhen si njerëz që kanë sasi të mahnitshmet ë energjisë dhe aftësi për të qëndruar të fokusuar. Tipi O ka karakteristikat që nevojiten për lidership, aktivitet dhe produktivitet.

Ata përshkruhen edhe si persona të përkushtuar, përqendruar, organizuar, praktikë, të vëmendshëm, etj. Disa prej karakteristikave tjera pozitive që u atribuohen personave me tipin O të gjakut janë sinqeriteti, energjia, ambiciet, vetëbesimi, mendimi pozitiv dhe pasioni.

Rekomandimet për stil të jetesës

Sipas dietës së popullarizuar për tip të gjakut nga Dr. Peter D’Adamo, personat me tipin O të gjakut duhet të hanë mish me pak dhjamë, si dhe ta reduktojnë konsumimin e produkteve të bulmetit dhe drithërave. Gjithashtu duhet të mos konsumojnë alkool dhe kafeinë.