Një media franceze shkruan fjalë të mëdha për Rita Orën

Një media franceze shkruan fjalë të mëdha për Rita Orën

23/12/2018 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Këngëtarja e famshme Rita Ora, është artiste që ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët kudo në botë.
Rita është mjaft e pëlqyer jo vetëm për performancat e saj, por dhe për stilin e veçantë që ka.

Së fundmi, për të është realizuar një artikull nga një media prestigjoze në Francë, raporton ’RevistaWho.com’. Përveç talentit dhe arritjeve të saj, media ‘NRJ’ flet dhe për vendlindjen e këngëtares, si dhe vlerësimin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Rita Ora, një personalitet i njohur në Kosovë. Megjithëse ka kaluar vetëm disa muaj atje, Rita Ora është një nga personalitetet më të njohura në Kosovë. Me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit, Rita Ora u ftua për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit. E lindur me emrin Rita Sahatçiu, artistja shqiptare ofroi një koncert falas në Prishtinë. Tashmë ambasadorja e Kosovës, Rita Ora, është dekoruar edhe nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për promovimin e Kosovës në botë”, shkruan media franceze.

Kujtojmë që, këngëtarja vetëm pak ditë më parë ka qenë pjesëmarrëse në sfilatën e ‘Victoria’s Secret’, ku performanca e saj është pëlqyer shumë nga publiku, dukë bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare.

Projekti i fundit muzikor i saj është kënga ”Let you love me” dhe aktualish ka 164 milionë klikime në Youtube./Lajmi.net/