Nga viti i ardhshëm pensionistëve u rriten pagat për 20%

Nga viti i ardhshëm pensionistëve u rriten pagat për 20%

23/10/2018 Off

Postimi është lexuar 40 herë!

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se nga viti i ardhshëm do të rriten pensionet, njoftimin e ka bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“Për pensionet bazike do të ketë 20 për qind rritje, ndërsa për pensionet kontributdhënëse do të ketë 15 për qind rritje. Ky ishte një premtim dhe marrëveshje që kishim bashkë me partnerët e koalicionit dhe jam i lumtur që kjo po realizohet. Për këtë, falënderoj kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Financave, Bedri Hamza”, ka thënë ai.

Veseli ka shtuar se rritja po bëhet si rezultat i një menaxhimi efikas të buxhetit të shtetit dhe rritjes së vazhdueshme ekonomike.