Neymar i penduar? Përlotet kur flet për Messin: Ai ishte aty kur…

Neymar i penduar? Përlotet kur flet për Messin: Ai ishte aty kur…

25/02/2019 Off

Neymar është duke kaluar një moment mjaft të vështirë në karrierën e tij, pasi i është rikthyer një dëmtim për të dytën herë. Ai është duke u rikuperuar dhe ka zgjedhur Brazilin për të bërë diçka të tillë.

Braziliani nuk po kalon një moment të mirë në karrierë, pasi ky dëmtim po e lë pas nga forma fizike dhe jo vetëm.

Në një intervistë për “Esporte Spectacular”, Neymar ka folur për marrëdhënien e tij me Mesin dhe kohën që kaloi te Barcelona. Braziliani kaloi plot 4 sezone afër argjentinasit në Katalunjë dhe më vonë u shit te PSG për një shifër rekord prej 222 milionë euro.

Në intervistën e tij ai ka thënë: “Sinqerisht është e vështire, shumë e vështirë që unë të flas për Mesin. Ai ishte shumë i veçantë për mua në Barcelonë. Në momentin që më duhej mbështetja, Messi mbërriti dhe më dha një dorë. Ai më tha: Eja, unë jam këtu për të ndihmuar.”

Gjatë kohës që ai ishte në Barcelonë, në katër sezone dhe 186 ndeshje, shënoi plot 106 gola. Në këto vite ai fitoi shumë trofe, ku vlen të përmendet Liga e Kampionëve në vitin 2015.