Në Kinë hapet aeroporti më i madh në botë

Bota

Aeroporti i ri më i madh ndërkombëtar në botë “Dasing” sot u hap zyrtarisht në Pekin nga presidenti kinez, Si Xhinping.

Ndërtimi i aeroportit filloi në vitin 2014 dhe kushtoi 11,4 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa fluturimet prej këtij aeroporti i përfshijnë 112 destinacione në mbarë botën.

Sipas paralajmërimit, aeroporti në “Dasing” deri në vitin 2021 do t’i pranojë rreth 45 milionë pasagjerë dhe 72 milionë pasagjerë në vit pas vitit 2025.

Terminalet e aeroportit të ri janë në sipërfaqe të barabartë prej rreth 100 fushave të futbollit ndërsa i gjithë kompleksi shtrihet në mbi 47 kilometra katrorë.

Terminali i aeroportit Dasing është në formën e yllit të detit që t’u mundësojë pasagjerëve prej kontrolleve të sigurisë e deri tek gejtët më të largët të mos ecin më shumë se 600 metra që është rreth tetë minuta.

Aeroporti i ri i ka katër pista dhe 268 vende për parkimin e aeroplanëve dhe është 45 kilometra larg Pekinit, ose 20 minuta udhëtim me tren ekspres.

Aeroporti Dasing është hapur vetëm disa ditë para 1 tetorit, kur Republika Popullore e Kinës do ta shënojë 70-vjetorin e ekzistimit.