Mickoski: Paratë për fushatën e referendumit VMRO-ja do t’i jap për gjimnazin e Tetovës

Mickoski: Paratë për fushatën e referendumit VMRO-ja do t’i jap për gjimnazin e Tetovës

25/08/2018 Off

Kryetari i VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski, do të kërkojë që paratë për fushatën e referendumit për partinë e tij të përdoren për ndërtimin e një objekti të ri në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, ndërsa nëse ekziston pengesë ligjore për këtë, ai thotë se partia e tij do të dorëzohet nga mjetet dhe do të kërkojë nga Qeveria që të investojë në ndonjë shkollë në Tetovë.

“Do t’i propozoj grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, që nëse ekziston mundësia që pjesa e mjeteve që janë për OBRM-PDUKM-në të ridrejtohen dhe të jepen për ndërtimin apo rindërtimin e objekti të ri të gjimnazit ‘Kiril Pejçinoviq’ në Tetovë”, shkroi Mickoski në rrjetin e tij social “Facebook”.

Ai shton se VMRO DPMNE-ja është kundër marrëveshjes me Greqinë, por se qëndrimin rreth votimit dhe marrjes pjesë në referendum, do t’ju thuhet qytetarëve në momentin kur do të definohet.

Sipas liderit të opozitës maqedonase Mickoski, fushata duhet të jetë për marrëveshjen me Greqinë, dhe jo për anëtarësim në NATO dhe BE, që është temë tjetër. Ai shton se Maqedonisë më shumë se fushatë i duhen investime, në arsim, në rini, në ekonomi, shëndetësi, bujqësi sepse, siç shkruan Mickoski, në pyetje janë 80 milionë denarë, para të qytetarëve ku Qeveria dhe shumica parlamentare në Kuvend i shfrytëzojnë për fushatë të referendumit.