Mickoski kërkon zgjedhje të parakohëshme

Maqedonia e Veriut

Nën moton “Maqedonia do të fitojë” para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë sonte miting po mban partia opozitare e VMRO-DPMNE.

Ky është mitingu i parë që organizon partia VMRO-DPMNE e udhëhequr nga udhëheqësia e re dhe kryetari Hristian Mickovski, i cili ju drejtua simpatizuesve të partisë, duke kërkuar zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

“Patjetër duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale, te zgjedhim kryetarin e KSHZ në propozim të opozites, të krijojmë qeveri teknike dhe të shkojmë në zgjedhje dhe ta shohim se a janë të kënaqur qytetarët me këtë që po e bën Zoran Zaev dhe LSDM-ja”, tha Mickoski.

Kurse për kontestin e emrit më Greqinë nuk tha asgjë, vetëm se partia që udhëheq ai nuk ka krijuar ende ndonjë qëndrim.

“E di që shumë njerëz e presin qëndrimin tonë për emrin, po ju them sinqerisht, nuk kemi qëndrim.Informatat e vetme që i kemi janë prej mediave”, tha Mickoski.

Prej orës 20 makinat për komunikacionin është mbyllur edhe ura “Goce Dellçev”, ndërsa policia e trafikut orienton kahjen e komunikacionit nëpër rrugët përreth varësisht nga lëvizjet e qytetarëve.