Messi dhuron spektakël, Barca e mposht me rezultat bindës Liverpoolin

Messi dhuron spektakël, Barca e mposht me rezultat bindës Liverpoolin

01/05/2019 Off

Barcelona e ka fituar me rezultat bindës 3:0 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mundur në ‘Camp Nou’ skuadrën e Liverpoolit të mërkurën mbrëma.
Fillimi i pjesës së parë ishte i qetë, me të dy skuadrat që nuk dukej që dëshironin të rrezikonin me daljet e tyre para.

U desh të pritej minuta e 15’, për të parë goditjen e parë në portë, kur Coutinho provoi nga largësia, por Alisson Becker ishte i vëmendshëm.

Në minutën e 26’, Luis Suarez i dhuroi epërsinë 1:0 Barcelonës, kur shënoi pas një asistimi të pranuar nga Jordi Alba.

Me epërsi 1:0 në të mirë të Barcelonës, skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, udhëheqjen e Barcelonës e mori kapiteni Lionel Messi, që shënoi dy herë për skuadrën nga ‘Camp Nou’.

Messi fillimisht në minutën e 75’, u përkujdes për dyfishimin e epërsisë në 2:0.

Dhe ‘magjia’ e tij u pa në minutën e 82’, kur nga goditja e dënimit shënoi një super-gol, për 3:0.

Me këtë rezultat, Barcelona është në avantazh të madh para ndeshjes së kthimit të luhet ditën e martë në ‘Anfield Road’.