“Messi definitivisht është lojtari më i mirë në botë”

“Messi definitivisht është lojtari më i mirë në botë”

28/12/2018 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Ish bashkëlojtari i Lionel Messit te Kombëtarja e Argjentinës U20,David Abraham, nuk beson se sot në botë ka lojtar më të mirë se bashkëvendësi i tij.
David Abraham ndau një pjesë të karrierës me Lionel Messin te Argjentina U20.

“Ai është një djalë shumë i qetë, një djalë shumë i ndrojtur”, ka deklaruar Abraham për ‘Goal.com’.

“Ai kurrë nuk ka dashur të ishte në qendër të vëmendjes jashtë fushës, gjithmonë ka folur në heshtje.

“Messi është një person normal, që pëlqente të luante Play Station si shumica e njerëzve”.

“Në këtë moment, Messi definitivisht është lojtari më i mirë në botë”./Lajmi.net/