Mediat gjermane: Në Maqedoni dështoi nacionalizmi

Mediat gjermane: Në Maqedoni dështoi nacionalizmi

22/10/2018 Off

Postimi është lexuar 111 herë!

Mediat gjermane vlerësojnë se me votimin e fundit në Kuvend, Maqedonia ka bërë hap drejt BE-së dhe NATO-së dhe kundër nacionalizmit.

Gazeta “Handelsblat” konsideron se Mickoski i OBRM-PDUKM-së u zemërua shumë për votimin “për”, në Kuvend, duke shtuar se ndryshimi i emrit paraqet mundje të nacionalizmit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më tej, kjo gazetë thotë se OBRM-ja tentoi deri në momentin e fundit që ta pengojë votimin, ndërsa Mickoski “nuk e ka kuptuar se me ultranacionalizëm është vetëizoluar”.

Tutje, gazeta vlerëson se Kina dhe Rusia nuk kanë se çfarë të ofrojnë për rajonin e Ballkanit, dhe se rajonin e shohin në aspekt strategjik dhe të sigurimit të rrugëve për mallrat kineze.

Gazeta tjetër, “Sie Deutsche Zeitung” shkruan se nuk është e habitshme pse politika në Maqedoni është rrotulluar në një qendër, duke shtuar se e ardhmja e vendit varet nga disa shkronja.

Kjo gazetë shruan se tani është koha që të gjithë të kujdesen për këtë të ardhme.