Më bëri përshtypje kjo pamje në qendër të Tetovës

Më bëri përshtypje kjo pamje në qendër të Tetovës

21/01/2019 Off

Dr. Hamdi Mediu
Më bëri përshtypje kjo pamje në qendër të Tetovës, disa të moshuar me plisa e shkrepa një foto (me lejen e tyre), dhe më shtyri të shkruj disa fjal për plisin… Kapuçi i bardhë që ne shqiptarët e quajmë plis, qeleshe ose qylaf, i bërë nga leshi i deleve, konsiderohet si kësulë tradicionale e shqiptarëve.

Për plisin ekzistojnë shum gojdhëna, në lidhje me lashtësinë dhe prejardhjen e tij. Plisi ka lënë gjurmë të thella në kulturën tonë. Plisi ose qeleshja, del gati si një qenie e gjallë, që ndan gëzimet dhe hidhërimet me popullin shqiptar që mbartet edhe në ditët e sotme… Plisi i bardhë, apo qeleshja, përbën një nga elementet më autentike shqiptare, një element mjaft i veçantë në të gjitha aspektet që nga krijimi, deri tek destinimi.

Pavarësisht se si element ka një funksion të thjeshtë, tradita dhe jetëgjatësia e tij e bënë atë një nga elementët kryesorë të identitetit shqiptar, pas shqiponjës. Plisi apo qeleshja, siç njihet në disa pjesë shqiptare, është shumë i vjetër, saqë shkencë- tarët ende nuk kanë mundur ta caktojnë vjetërsinë e tij. Por, në bazë të zbulimeve arkeologjike, historike dhe të tjera, gjurmët e plisit shkojnë që në antikitetin e hershëm. Madje edhe personalitete të njohura nga antikiteti janë paraqitur me kapelë në kokë që për shkencëtarët ajo kapelë nuk është asgjë tjetër veçse një plis, sikurse ky i ditëve tona.