Maqedonia në vendin e fundit sipas cilësisë së jetës

Maqedonia në vendin e fundit sipas cilësisë së jetës

28/10/2018 Off

Postimi është lexuar 42 herë!

Firmat botërore për biznes-strategji në raportin e saj për vitin 2016, për “cilësinë e jetës”, Maqedoninë e vlerëson me notën me të ulët 42.9, konkretisht në vendin më të fundit në Evropë, përcjell Medial.mk.

Firma në fjalë ka matur, mirëqenien e qëndrueshme” të një vendi dhe në bazë të 44 indikatorëve, ku mes tjerash, masin normën e papunësisë, inflacionit, përhapjen e sëmundjeve, cilësinë e arsimit dhe infrastrukturës, gjendjen e mjedisit jetësor, kontrollin e korrupsionit, lirinë e shtypit dhe shumë indikatorë të tjerë.

Pas Maqedonisë vijon Mali i Zi me 43.3 dhe Moldavia me 44.5, Bosnja dhe Hercegovina me 48.5, Ukraina me 49.1 dhe Shqipëria me 50.

Më mirë jetohet në Norvegji me 100, dhe më pastaj Holanda me 95, Finlanda me 94.9 dhe Gjermania me 93.6.

Nga vendet tjera të Ballkanit, më mirë e vlerësuar është Sllovenia me 63.4, dhe pas saj janë Greqia me 62.6, Serbia me 53.7, Kroacia me 50.4 dhe Bullgaria me 48.6.