Macron takon emigrantin “spiderman”, i jep nënshtetësinë dhe i gjen punë (VIDEO)

Bota

Nga një emigrant i thjeshtë, një 22-vjeçar nga Mali është shndërruar në heroin e ditës në Francë pasi ngjiti pas asnjë lloj mbrojtje 5 kate të një ndërtese duke kacavjerrë nëpër ballkone për t’i shpëtuar jetën një fëmije qe ishte duke rënë.

Presidenti Macron e priti 22 vjeçarin Mamoudou Gassama në pallatin Elize ku e falenderoi personalisht. Prej gjestit te tij spontan, emigranti tani do të marrë nënshtetësinë franceze e do t’i bashkohet repartit të zjarrfikësve.
Më herët falenderime i përcolli edhe kryetarja e bashkisë së Parisit Anne Hidalgo, e cila tha se Mamoudou kishte mbërritur nga Mali disa muaj me pare me shpresën e një jetë më të mirë në Francë.