LSDM në hap të “shqelmoj” BDI-në nga Qeveria?

LSDM në hap të “shqelmoj” BDI-në nga Qeveria?

31/01/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Fërkimet e fundit mes LSDM-BDI, duket se janë serioze. Kjo situate e tensionuar, nuk filloi vetëm nga përplasjet në lidhje me ligjin e gjuhës shqipe, dhe vendim për ta dërguar në Komisionin e Venecias, ku BDI insistonte të dërgohen në shqyrtim vetem dispozita të caktuara ndërsa LSDM e dërgoi ligjin e tërë për shqyrtim.

Kjo ftohje e raporteve po ndodh edhe nga pamundësia për të reformuar sistemin e drejtësisë nga Qeverisja e kaluar VMRO-BDI, ku kjo u reflektua edhe me vendimin e Gjykatës supreme e udhëhequr nga Jovo Vangelovskii zgjedhur nga VMRO dhe BDI, qe ditë me parë kjo gjykate e lartë suspendoi Prokurorinë Publike Speciale për ndjekje penale, pas afatit i cili ka qene i caktuar me ligj.

Sigurisht që ky moment i kushton LSDM, për shkakun e të dyshuarve të Prokurorisë Publike Speciale, me rastin e akuzave nga bombat e përgjuara, ku në një farë menyre shfajsohen shume figura te qerevisjes se kaluar në mesin e tyre edhe Ali Ahmeti, Bujar Osmani Gruevski, Mihajllkov (keta te fundit për lëndë të caktuara).

Moment tjetër që LSDM po ndjen nervozizëm për shkak të ramjes së rejtingut të Qeverisë, janë edhe aferat e shumta korruptive të partnerit të tyre BDI.
Rasti i fundit i zbulimit të skandalit me shtyllën e dytë të Fondit për Sigurim Pesional, ku në mënyrë të drejtpërdrejt u zbulua nga vetë LSDM flet për një përçarje të thellë mes partnerëve të koalicionit LSDM-BDI.

Përbuzja dhe nënçmimi i LSDM ndaj BDI në lidhje me kandidatin konsensual për President shteti, është “shuplaka” e rradhës që i bën LSDM, BDI-së. Madje duke mos llogaritur aspak në mbështetjen e BDI për kandidat konsensual.

Këto momente politike, si duket pregaditin terrenin politik për ta larguar BDI nga Qeveria, sidomos tani pas ndryshimeve kushtetuese, ku kërkohen reforma rrënjësore në shumë dimensione politike, BDI nuk e ka kredibilitetin moral dhe politik të jetë bartëse e këtij procesi.

Tani më LSDM si bartëse e pushtetit qëndror përballet me presione të njëpasnjëshme të publikut per shkak mos ndëshkueshmërisë së të infiltruarve në afera korruptive të zyrtarëve të VMRO dhe BDI, e cila kuptohet se nuk do të toleroj kuhatjen e rejtingut të saj për shkak korrupcionit të VMRO dhe BDI-së.

LSDM duhet të zgjedh mes kushteve për të mundësuar funksionimin e ligjit ndaj aferave korruptive të zyrtarëve të BDI të cilat mund ti barte lendët e tyre me nje kigj special nga Prokuria speciale në atë Publike për të vazhduar zyrtarët e BDi dhe VMRO të hetohen, ose me presion publik dhe mediat duke i zbuluar afera të ndryshme korruptive si ajo e FPIOM ta godas BDI që ajo vetë të detyrohet tanimë të tërhiqet nga Qeverisja, duke ju bërë ftesë Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes BESA dhe deputetëve të shkeputur nga VMRO të bëhen pjesë e shumicës së re parlamentare dhe të jene pjese e proceseve reformuese deri në caktimin e datës për fillim te negociatave me BE, dhe më pas përgaditjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

burimi: fol.mk