Lideri i VMRO-së Mickoski është paguar 20.000 euro si këshilltar në Qeveri (Video)

Lideri i VMRO-së Mickoski është paguar 20.000 euro si këshilltar në Qeveri (Video)

05/06/2018 Off

1.2 milionë denarë ose 20.000 euro është vlera që i është paguar liderit të VMRO-DPMNE_së, Hristijan Mickoski, për angazhimin e tij si këhsilltar në ish kryeministrat Nikolla Gruevski dhe Emil Dimitriev.

Sipas dokumenteve që disponon TV Telma, Mickoski është angazhuar në periudhën prej prillit të vitit 2015 deri në tetor të vitit 2016.

Në atë periudhë, përveç dy muajve, kompensimi mujor i është paguar 68.363 denarë ose 1.100 euro.

Mickoski ka pranuar se si këshilltar i kryeministrave Gruevski dhe Dimitriev i janë paguar honorarë, ndërkaq nuk ka treguar për të njëjtën se askush nuk e ka pyetur.