Lideri Ahmeti, me paraqitjen e tij në Click turpëroj votuesit e tij dhe mbarë shqiptarët!

Lideri Ahmeti, me paraqitjen e tij në Click turpëroj votuesit e tij dhe mbarë shqiptarët!

15/07/2018 Off

Në emisionin e TV 21, Click plus, sonte ishte i ftuar Lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti, i cili u mundua të flas për aktualitetet e fundit politike në Maqedoni.

Edhe pse Lideri Ahmeti, ka nje përvojë pothuajse 20 vjeçare në politikë, lideri Ahmeti, me paraqitjet e tija po i turpëron edhe votuesit e tij dhe mbarë shqiptarët.

Përveç arsyetimeve të tija boshe, për pyetje që nuk i konvenojnë, ai shpesh, thyen gjitha standardet e komunikimit dhe gjuhës shqipe. Njëjtë si në pyetjen e Alsatit për rastin e Maxhar Telekomit, ku shtirej sikur ska informacion dhe nuk e din për çka pyetet, sonte ne emisionin Click plus në pyetjet e gazetarëve, sillej sikur nuk i kuptonte dhe në vend të fjalës urdhëro, por shërbehej me pasthirmat: Aaa, Eee Ëëë, që tregojnë nivelin e ulët të politikanit, që mundohej të mbroj çështjen shqiptare, gjuhën shqipe dhe vlerat kombëtare të shqiptarëve.