LAJMI I FUNDIT: Kosova zyrtarizon Ushtrinë

Kosova dhe Shqipëria

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës duke zyrtarizuar kështu krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

I pari i vendit, në praninë e komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe pjesëtarëve të FSK-së ka nënshkruar të tri ligjet.

Pas nënshkrimit, Thaçi ka uruar të gjithë për zyrtarizimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Edhe një herë dëshiroj që i nderuar komandant gjeneral Rama, ushtare dhe ushtarë të Ushtrisë së Kosovës, që si president i Republikës së Kosovës dhe komandant suprem i Ushtrisë së Kosovës t’iu uroj juve i nderuar komandant, të gjithë ushtarët, oficerët, nënoficerët dhe popullin e Kosovës”.

“Dua të falënderoj mbështetësit ndërkombëtarë, SHBA-të dhe shtetet tjera aleate, në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizimit të Ushtrisë së Kosovës me dekretimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 14.12.2018 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës më 26.12.2018”.

“Ky dekret hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”.

“Edhe një herë urime Ushtria e Kosovës, juve ushtarë, ushtarake, oficerë, nënoficerë. Falemnderit shumë populli i Kosovës për besim – URIME DHE FAT”.