Ky është shteti më i sigurtë në Evropë

Ky është shteti më i sigurtë në Evropë

30/05/2018 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Në vitin 2013, 19 burgje në Holandë u mbyllën për shkak se numri i të dënuarve kishte rënë në mënyrë drastike.

Sipas The Telegraaf deri në fund të verës së këtij viti, planifikohet të mbyllen edhe pesë të tjerë . Ndonëse këto mbyllje do të rezultojnë në humbjen e gati 2,000 vendeve të punës, sipas qeverisë holandeze ishte një lëvizje që duhej bërë, sepse vendi po “importonte” të burgosur nga Norvegjia për të mbajtur këto institucione hapur.

Megjithatë, sipas raportit të Telegraaf, Ministri i Drejtësisë Ard van der Steur njoftoi në parlament se një numër faktorësh ndikojnë dhe mbajnë nivelin e krimit aq të ulët ( përkatësisht ligjet e zbutura të drogës, politikat e rehabilitimit që kanë përparësi mbi ato të ndëshkimit etj.

Edhe pse Holanda ka një popullsi prej 17 milionë, vetëm 11,600 njerëz vuajnë dënimin me heqje lirie. Kjo është një normë prej 69 të burgosurish për 100,000 njerëz.Ndërkohë, SHBA-ja ka një normë prej 716 për 100,000 njerëz – më të lartat në botë.