Ky është reagimi i Beogradit ndaj platformës së Kosovës për dialog

Ky është reagimi i Beogradit ndaj platformës së Kosovës për dialog

11/03/2019 Off

Cilat do të jenë pasojat për Beogradin nëse miratohet platforma e Prishtinës dhe përkrahet nga komuniteti ndërkombëtar?
Këtë pyetje e ka parashtruar gazeta serbe ‘Novosti’, pasi platforma për dialogun është dorëzuar në Bruksel nga ana e Ekipit Negociator kosovar.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun beson se qëllimi i Prishtinës është që ta përshpejtoj dialogun dhe të vendoset njëanshëm.

“Imponimi i konceptit ekstrem është rreziku më i madh i kësaj platforme”, ka thënë Drecun duke shtuar se Prishtina dëshiron të parandalojë arritjen e një zgjidhje kompromisi me Beogradin në mënyrë që të ketë një justifikim për të shpallur bashkimin Kosovë-Shqipëri, përcjell lajmi.net.

Tutje, Drecun ka theksuar se Prishtina destabilizim të marrëdhënieve me Beogradin por edhe me rajonin.

“Beogradi duhet të insistojë në vazhdimin e dialogut në mënyrë që komuniteti ndërkombëtar ta detyrojë Prishtinën të tërhiqet nga kërkesat e platformës të cilat janë të papranueshme për serbët”.

Dushan Prorkoviq nga Instituti për Politikë Ndërkombëtare dhe Ekonomi thotë se çdo gjë që Prishtina po punon duket si një konflikt i ngrirë i cili do të rezultojë në ndërprerjen e përhershme të negociatave.

Sipas tij, edhe Beogradi duhet të ofrojë një platformë për të ofruar zgjidhjen rreth kësaj çështje.

“Beogradi duhet manovruar deri në fund të vitit 2020 për të kërkuar një zgjidhje dhe për të fituar disa aleatë nga komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Ndryshe, platforma për dialogun është dorëzuar sot në Bruksel nga bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti. /Lajmi.net/