Kush është Inis Neziri, vajza që mahniti të gjithë në festivalin ndërkombëtar në Rusi (VIDEO)

Showbiz

Inis Neziri e ka ‘dridhur’ skenën e festivalit “New Wave Festival 2019” në Rusi.

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar shumë lajme lidhur me performancën magjike të Inis Nezirit në Rusi, atje ku edhe u shpall si një ndër konkurrentet e forta me mundësi për ta fituar çmimin e madh, shkruan lajmi.net.

Inis u bë ndër më të komenutarat “New Wave Festival 2019”, por si emer nuk është se nuk njihej edhe më parë.

Ajo ka qenë fituese e “Gjeniu i vogël”. Pa çmim nuk iku edhe në festivalin e këngës “Kënga Magjike” me një prej bashkëpunimeve të suksesshme.

Me këngën “Fli në krahët e mi” në bashkëpunim me Flori Nazifin, dyshja e kanë marrë çmimin “Dueti më i mirë”.

Kujtojmë se ajo e ka fituar edhe çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar “Golden Stag” që u mbajt në Rumani. Inisi la pas shumë shtete, duke u bërë fituese edhe e çmimit të madh prej 25 mijë eurosh.

E tani kur sukseset e saj nuk po ndalen, pritet që Inis të jetë një ndër konkurrentet e forta në estradën shqiptare.