Kurti: Po hoqa dorë nga reciprociteti, po e ktheva Agim Veliun kjo seancë përfundon, por nuk e bëjë

Kosova dhe Shqipëria

Kryeministri i vendi, Albin Kurti në seancën që po mbahet për rrëzimin e Qeverisë, duke replikuar me deputetët, sërish ka folur rreth shkarkimit të Agim Veliut. Derisa ka shtuar se Qeveria e Kosovës nuk mund të ketë ministra të cilët e kundërshtojnë kryeministrit në mensat, e në mbledhje që mbahen nuk flasin

“Pse nuk e shkarkova ministrin e LDK, pse atë dhe pse atë ditë. Sepse kur e pyeti gazetari i tha a jeni ju pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme siç ka kërkuar presidenti Thaçi, ai tha po… Nuk mundesh ashtu. Pra Qeveria e Kosovës nuk mund të ketë ministra të cilët e kundërshtojnë kryeministrit në mensat, e në mbledhje që mbahen nuk flasin, e dyta nëse dyshoni a mund ta udhëhiqi dialogun me Serbin me provoni dhe këqyrni seri”, ka thënë Kurti

Kurti po ashtu ka thënë se po të luftonte për karrige ai, do të hiqte dorë nga reciprociteti dhe do ta kthente vendimin për shkarkimin e Veliut dhe siç tha ai kjo seancë nuk do të mbahej, raporton lajmi.net.

“Dhe kjo seancë për mocionin, nëse mendoni që e kamë për ambicie të mija politike atëherë po hoqa dorë unë nga reciprocitet po e ktheva ministrin, kjo seancë mbetet. Unë se bëjë këtë unë se kam për karrige, po ta kisha për karrige kjo seancë do të përfundonte këtu”

Kësaj deklarate të Kurti i ka replikuar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se nëse flasim për reciprocitetin ti e din që ne kemi propozuar një mocion që ka kaluar këtu.

“Unë e di që ti e njeh Kushtetutën dhe se vetëm parlamenti mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Prandaj ajo frikë është joreale. Nëse na flasim për reciprocitetin ti e din që ne kemi propozuar një mocion që ka kaluar këtu. Propozimi jonë ka qenë që ne jemi për reciprocitet, por partnerët po kërkojnë katër deri në gjashtë javë dhe kjo nuk i është dhënë”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/