Kur përbindëshave ju rrjedhin lotët!

Kur përbindëshave ju rrjedhin lotët!

05/07/2018 Off

Shkruan Mr. Huzeir Mustafi

Sot u shpall aktvendimi për sulmuesit e liderit të ASH-së Ziadin Sela për natën e kobshme të 27 prillit.

Dënimi i përgjithshëm është gjithsej 82 vite burg apo i shpërndarë në vite nga 13 vite gjegjësisht 13 vite e ca muaj për person!

Pa dyshim se ky është një dënim minimal lidhur me veprën terroriste që këta kanë shkaktuar sepse vetëm pamjet trishtuese që i pan fillimisht familja e Ziadin Selës, shokët e bashkëpuntorët e tij, fëmijët e shqiptarët gjithandej meriton dënime shumë më të mëdha e më të rënda.
Megjithatë edhe ky dënim na paska qenë i mjaftueshëm sa për të parë përbindëshat se si ju rrjedhin lotët kur dëgjuan vendimin e gjykatësit se 13 vite do të jetojnë prapa hekurave dhe do të kenë pak kontakt me diellin dhe dritën.

Lotët e tyre të rrejshëm nuk mund aspak ta mbulojnë krimin e tyre shtazarak e ç’njerëzor që e kanë kryer natën e 27 prillit.

Vazhdoni e qani, derdhni lot sa të doni por kurseni sepse 13 vite janë të gjata dhe se nuk i dihet mund të ju duhen për ndonjë moment edhe më të vështirë se sa ky i sotit.

Populli thotë “Ç’të mbjellësh do të korrësh” e po sezoni i të korrurave sapo ka filluar për ju!