Kryetari i Strugës Ramiz Merko dënon ata që luftojnë për bukën e gojës, ndërkohë shpërblen oligarkët Strugan

Maqedonia e Veriut

Komuna Strugës në krye me Ramiz Merkon edhe njëher tregoj se është gati të dënoj struganin e rëndomt me ndalimin e „pedalove“ në liqen, ashtu siç bëri me qindra punonjës publik me shkarkimin e tyre nga puna si shenjë hakmarrje për rezultatin që arriti në vendbanimet shqiptare.

Ata që presin sezonin e verës për të fituar kafshatën e bukës u dënuan kolektivisht me gjithë familjet e tyre. Të lumt zoti Kryetar e ke bërë si burrat.

Dilema e gjithë kësaj ështe që Komuna dhe Koncesionaret e Komunes (të shumtit Oligarket e Ramizit) duet të vënë vëzhgues nëpër plazhet e tyre dhe me ligj duhet të marrin përgjegjësinë për sigurinë e pushuesve. Ndërkohë, në Strugë nuk e ke asnjë vëzhgues që merret me sigurinë e pushuesve.
„Vendimi është në të miren e profitit të oligarkisë Strugane pranë Kryetarit dhe Klanit të tij”.

Nga ana tjeter Oligarkia ka nisur pushtimin e pa masë të bregut të liqenit dhe punohet me ritme të përshpejtuara, pa mbajtur asnjë ligj, siç janë:

⁃ Ligji mbi ndërtimin në afërsi të liqenit
⁃ Ligji për mbrojtjen e florës, faunës dhe gjallërisë në liqen
⁃ Udhëzimet e UNESCO-s
⁃ Ligjin për punë dhe mirëqenie sociale (punohet edhe të shtunën, të dielen, gjatë natës dhe më së paku 12 orë në ditë
⁃ Ligji i sigurisë së ndërtimit

Shtrohet pyetja përse Komuna këtu ka mbyllur sytë dhe nuk ka marrë kurfar mase për të ndaluar këtë krim që i bëhet çdo qytetari Strugan, pa marr parasysh se çfar gjuhe fol dhe cilit konfesioni i takon. Pjesë e krimit që u bëhet struganëve janë edhe Qeveria Reformatore, sepse ata tolerojnë kryetarin e komunës për këta vepra, po gjithashtu fajtor janë edhe LSDM në Strugë që përveç fjalëve boshe nuk ka pasur asnjë veprim.

Kjo është Struga (Katund i madh pa Plan).

Me humor i mora dy Projektet që ka filluar komuna, atë të rruges së Pazarit dhe këtë të urrës të Morovishtës. Kjo është tërheqje vëmendje nga biznesi i Liqenit, ku përfitojne drejt për drejt Oligarket e Ramizit. Po edhe për të hjekur vemendjen nga deponia e famshme strugane, ku nëpërpmjet oligarkisë fiton klani i kryetarit.

Për fat të keq, në Strugë shoqëria civile ka mbyllur gojen dhe nuk fol, çuditrisht kur Struga njifet se ka më shumë shoqata se banor dhe të shumtat e atyre aplikojnë nëper „Fondet IPA, DAZA ose USAID“ të gjitha këto Fonde të financuar nga taksapagues të shteteve përkatse. A nuk ështëvky nje turp i madh për ne struganët.

Populli që don ndryshimin dhe progresin nuk toleron abuzime dhe keqmenaxhim. Po për fat të keq Struganet akoma janë në gjumë.

Premtim Dema