Kryen Doktoraturë për Drejtesi ne Amerikë, Kosova nuk ia njeh Diplomën

Kryen Doktoraturë për Drejtesi ne Amerikë, Kosova nuk ia njeh Diplomën

05/01/2019 Off

Geotar Mjeku, thotë se ka kryer doktoratë në Amerikë, në Fakultetin Juridik. Por këtë diplomë ai thotë se Ministria e Arsimit në Kosovë dhe UP-ja nuk po ia njeh.

Andaj ai ka zgjedhur që rastin ta denoncojë në Facebook, ku shpjegon të gjitha hapat që ka ndërmarrë për nostrifikimin e doktorraturës të cilën nuk po i njihet, sipas tij, për shkak të manipulimeve.

Lexojeni postimin e tij në Facebook:

Problemet e mia me diplomën amerikane në vendin ma proamerikan të botës:
2015 — Ministria e Arsimit nuk pranoi me ma nostrifiku doktoratën pa i nostrifiku së pari diplomat e mahershme. Me këtë kushtëzim, shteti vetëm më vonoi e më harxhoi pa nevojë.

2016 — Mbas gati nji viti vonesë, Ministria e Arsimit ma zhvleftësoi doktoratën amerikane tue ma njoftë si master. Ministria nuk e ka arsyetu asnjiherë vendimin e vet, dhe ka vendosë kundër udhëzimeve t’autoriteteve amerikane, që cekin shprehimisht vlerën e diplomës sime: doktoratë, e barazvlefshme me PhD në fushat tjera, ose gradë e nivelit ma të naltë të sistemit kosovar.

2016 — Universiteti i Prishtinës nuk më la me hy në provim pranues të programit të doktoratës sepse nuk e kisha kry modulin ndërkombëtar të fakultetit juridik. Më thanë se Ministria e Arsimit nuk i lejonte me shmangë këtë kusht. Kushti përjashton thujse të gjithë ata që nuk kanë studiu në Kosovë, dhe e shkel Konventën e Lisbonës për Njohjen e Diplomave, e cila kërkon me i akomodu dallimet mes programeve të studimit. (Me UP-në kam edhe lidhje shpirtnore: jam rritë mes studentave që kanë mbajtë mësim në shtëpinë time për plot pesë vjet, mbasi pushtuesi sërb i ka dëbu prej kampusit.)

2017 — Në fillim të vitit, humba disa raste punësimi në fushën akademike për shkak të vendimit të Ministrisë së Arsimit.
2017 — Kah vera, Ministria e Arsimit ma refuzoi ankesën ndaj vendimit për diplomën, sërish mbas gati nji viti vonesë. Refuzimi shabllon as i cek faktet siç janë, as jep arsyetim të ligjshëm. Mbas kësaj, e padita Ministrinë. Landa po pret me u shqyrtu në gjykatë.

2018 — Ministria e Drejtësisë ma refuzoi kërkesën me hy në provim të jurisprudencës me arsyetimin e çuditshëm se nuk e kam dëshmu shkollimin tim, ani pse i kam dorëzu të gjithë letrat me rregull. Unë u ankova simbas ligjit ndaj këtij vendimi të padrejtë.
2019 — Sot kaloi afati për shqyrtimin e ankesës sime rreth provimit të jurisprudencës, dhe ministri nuk më ktheu përgjigje. Ankesën tani po e ndaj me ju këtu. Jam mundu me e shkru shkurt e shqip, ndonëse në dialektin e letrave të shtetit.

Këto janë veç disa prej padrejtësive që i kam përjetu prej se jam kthy nga mërgimi tri vjet ma parë. Por unë nuk e kam ndërmend me u largu prej vendit tem, ani pse n’Amerikë jam avokat i licensuem. Kam me vazhdu me luftu për të drejtat dhe idealet mia.
Dardania asht shum e shtrejtë me ua lanë në dorë atyne që as dojnë e as dijnë me i shërby.