Krasniqi: Librat e Arbën Xhaferit të futen në tekstet shkollore

Opinione

Shkruan Uran Krasniqi

Më 24 janar 1948 në Tetovë u lind Arbën Xhaferi.
Gazetar, studiues i Filozofisë, aktivist për të drejta e liri kombëtare, politikan.
Vlera e Xhaferit për shqiptarët është e madhe. Nëse heronjtë e rënë në luftëra kanë mbrojtur shqiptarët me armë, Xhaferi i ka ruajtur ata me laps. Askush sikur Xhaferi nuk ka zbërthyer planet e mbrapshta të sllavëve dhe të ekstremistëve fetarë të Lindjes për shqiptarët. Askush më qartë nuk ka folur për orientimin që duhet ta kenë shqiptarët. Në këtë kuptim, ai është i barasvlefshëm me një hero kombëtar, që ka luftuar me pushkë.
Librat e Xhaferit janë një thesar.
Ministritë e Arsimit, në shtetet ku qeverisin shqiptarët, duhet të fusin në tekste shkollore në vitin e fundit të gjimnazit disa prej teksteve të Xhaferit, në të cilat trajtohet identiteti i shqiptarëve.