Kosova vërteton forcën, në ‘Fadil Vokrri’ ndalet edhe Danimarka

Kosova vërteton forcën, në ‘Fadil Vokrri’ ndalet edhe Danimarka

21/03/2019 Off

Kosova dhe Danimarka kanë luajtur barazim 2:2 në ‘Fadil Vokrri’, në miqësoren e zhvilluar në mbrëmjen e së enjtes.
‘Dardanët’ kanë regjistruar një paraqitje të mirë, me mysafirët nga Danimarka që golin e barazimit e shënuan vetëm pas minutës së 90’.

Kosova e nisi mirë ndeshjen, me një mbrojtje të mirë dhe me sulme të rrezikshme që vinin nga këmbët e Zenelit dhe Celinas.

Luhej minuta e 42’ kur Kosova kaloi në epërsi me një gol të bukur të Amir Rrahmanit, që shënoi me kokë.

Në pjesën e dytë, Danimarka në lojë inkuadroi edhe Christian Eriksen, i cili në minutën e 63’ barazoi në 1:1 nga penalltia.

Ky rezultat nuk qëndroi më shumë se tre minuta.

Bersant Celina, kompletoi paraqitjen fantastike duke shënuar në minutën e 66’, për 2:1.

Mysafirët nga Danimarka, golin që i shpëtoi nga humbja e shënuan në minutën e 91’, me anë Hojbjerg.

Në fund, Kosova 2:2 Danimarka./Lajmi.net/