Kosova në rrezik!

Opinione

Shkruan Medai Shaholli

Pas demarkacionit të vitit të kaluar një gjëmë tjetër i përgatitet Kosovës nga klasa politike dhe qeveria e saj.
Presidenti Taqi me bandën e tij po përgatisin të ashtuquajturën korrigjim të kuvinjve të Kosovës me çka do i jepen Serbisë, Veriu dhe liqeni i Ujmanit në këmbim të një fshati siç është Presheva pa Bjanoc dhe Medvegjë.

Një tjetër shpërblim që ka rënë dakord ”gjarpri” Taqi, do jenë kishat dhe manastiret ortodokse si pjesë extraterritorialiti të Serbisë mbi Kosovën.

Asociacioni apo Zajednica është një tjetër kancer që Presidenti Taqi ka nënshkruar që nga 2013 në Bruxelles, me Daçiqin si zgjidhje antishqiptare.

Miratimi i “Zaednicës” serbe nga Parlamenti i Kosovës vitin e kaluar do të thotë, tradhti dhe thikë pas kurrizi heronjëve të luftës çlirimtare të UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë.

Lutëtarët e lirisë, nuk luftuan për t’i dhuruar një “Republika Srpska” brenda Kosovës serbëve të Kosovës, por luftuan dhe ëndërruan një Kosovë të lirë dhe të pavarur si minimum të vullnetit të zyre, sepse ideali dhe betimi mbi flamurin kuq e zi ishte bashkimi kombëtar.

Këtë ideal të lirisë e devijuan që nga fillimi i luftës çlirimtare Hashim Thaçi dhe Klani i tij agjenturor franko-serb.
Kësaj tradhëtie të hapur iu bashkua dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, një ish komandant bukshkalë që shkeli mbi gjakun dhe mundin e vëllezërve të tij vetëm sa për t’u bërë një çikë Kryeministër.
Rast i mirë ky për të zhvatur pronën publike përmes keqpërdorimit të postit dhe detyrës.
Një Kryeministër analfabet duke përfituar nga rasti , arriti në krye të qeverisë nga pazaret e ndyra të klaneve mafioze brenda klasës politike të Kosovës.

Tanimë duket sheshit se Klani Pronto dhe Klani i “Rambos”, kanë gjunjëzuar Kosovën dhe po e shesin shumë lirë atë qoftë duke dhuruar pjesë nga territori i saj Malit të Zi, qoftë duke krijuar një Republika Srpska” brenda Kosovës.

Ata të cilët kontribuan në luftën çlirimtare sot janë lënë në harresë si shtresa më e papërfillshme e shqiptarëve. Shumë nga veteranët e luftës çlirimtare të UÇK-së sot, vuajnë për bukën e gojës ndërsa “komandantët” e infiltruar brenda UÇK-së, si komandant “Gjarpëri”, komandant “Rambo” dhe komandantë të tjerë si këta, pjestarë të kësaj bande kusarësh që luftën dhe gjakun e luftëtarëve e përdorën për pasuri dhe pushtet.
Deputetët e Parlamentit të Kosovës me miratimin e demarkacionit bënë tradhëtinë e parë ndërsa korrigjimi i kufirit me Serbinë paraqet tradhtinë e dytë e cila do të përbënte fillimin e fundit të shtetit të brishtë të Kosovës.

Populli i Kosovës nuk duhet ta lejoj këto lojra të rrezikshme për sovranitetine saj.
Rinia dhe studentët po ikin të dëshpruar nga këta qeveritarë kusarë drejt perëndimit për një jetë më të mirë dhe nuk ka më kush t’i dal zot …

Populli shqiptar i Kosovës duhet të kërkoj me ngulm përmes demonstratave të fuqishme popullore me të drejtën e organizimit të një referendumi si shprehje demokratike e sovranit mbi fatin e shtetit dhe popullit shqiptar në Kosovë.

Njëherë populli e hëngri nga kjo bandë tradhtarësh herën e dytë nuk duhet të ndodh.

…të shpresojmë!