Kos Me Fiq, Mjaltë Dhe Arra – Ëmbëlsi E Përsosur

Kos Me Fiq, Mjaltë Dhe Arra – Ëmbëlsi E Përsosur

22/08/2018 Off

Postimi është lexuar 84 herë!

Kosi është një ushqim fantastik që nuk duhet konsumuar vetëm në mëngjes.

Ai është aleati i organizmit sidomos në ditët e nxehta të verës.

Kosin mund ta përdorim në shumë ëmbëlsira me fruta dhe tarta.

Ai është pikënisja më e mirë për të ëmblat dhe sidomos kur në to përfshihen frutat.

Athtësia e tij kombinohet mjaft mirë me frutat, arrorët dhe mjaltin.

Një shembull i këtij kombinimi të freskët, të ëmbël e të shëndetshëm e gjeni në recetën e AgroWeb.

Bëhet fjalë për recetën e ëmbëlsirës me kos, fiq, kajsi, arra, vanilje dhe mjaltë.

Përbërësit
250 gramë kos

Gjysëm luge çaji me ekstrakt vaniljeje

1 lugë gjelle me arra të grira hollë

2 fiq të freskët të ndarë në gjysma

2 kajsi të prera në feta (sipas preferencës)

2 lugë çaji me mjaltë

Lëkura e një limoni të grirë hollë në rende

Përgatitja
Kullojeni kosin duke përdorur një napë të pastër pambuku.

Vendoseni napën të kullojë sipër një filxhani ose një pjate dhe futeni në frigorifer.

Mbajeni në frigorifer për të paktën 8 ore dhe deri në 24 orë.

Gjatë kësaj periudhe, kosi do të trashet sa duhet për ëmbëlsirën.

Më pas, hiqeni kosin e trashë nga napa dhe hidheni në një enë qelqi.

Përziejeni me vaniljen dhe më pas ndajeni në enët përkatëse të ëmbëlsirës.

Në secilën prej tyre hidhni fiqtë, kajsitë dhe arrat.

Spërkatini ato me pak mjaltë dhe lëkurë limoni.

Një tjetër mënyrë e shijimit të kësaj ëmbëlsire është ajo e kombinimit të kosit vetëm me kajsi dhe bajame.

Në këtë recetë, kosi përzihet me mjaltë, pak uthull balsamike, lëkurë portokalli dhe bajame të pjekura.

Kjo ëmbëlsirë është perfekte për mbrëmjet e ngrohta verore pas një darke të lehtë.

Frutat Më Të Mira Që Përdoren Në Ëmbëlsirat Me Kos
Përfshira e frutave në gatimet me kos është një mënyrë shumë e shëndetshme për ta bërë kosin më të shijshëm dhe me më pak kalori.

Pjeshkët, fiqtë, luleshtrydhet dhe bananet janë fruta që përshtaten shumë me kosin.

Pas tyre ju mund të përdorni edhe boronicat, ananasin, rrushin, qershitë dhe sidomos rrushtë e thatë./AgroWeb.org