Kontroll i përbashkët në kufirin Tabanoc-Preshevë, lehtësohet qarkullimi për qytetarët

Kontroll i përbashkët në kufirin Tabanoc-Preshevë, lehtësohet qarkullimi për qytetarët

13/07/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Brendshme në RMV dhe homologu serb Nebojsha Stefanoviq, nënshkruan marrëveshje në Beograd, të tillë që nga 1 gushti qytetarët të mund të qarkullojnë më lehtë në kufirin Tabanoc-Preshevë, pasi do të ketë vetëm një ndalesë të përbashkët, transmeton Portalb.mk.

“One Stop Control është risi, ka rëndësi historike dhe rëndësi të madhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse për herë të parë nënshkruhet një marrëveshje e tillë me shtetet fqinje”, deklaroi ministri Spasovski.

Rëndësia e kësaj marrëveshje është e madhe sepse, siç tha, do të mundësojë qarkullim më të shpejtë të njerëzve dhe të mallrave midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në këtë kufi. Kjo do t’i ndihmojë edhe qytetarëve edhe ekonomisë, që është me rëndësi për të pasur standard më të mirë jetësor në të dy shtetet.

Ministri serb Stefanoviq deklaroi se me marrëveshjen për One Stop Control, në mënyrë më ndryshe do të rregullohet kufiri Preshevë – Tabanoc.

“Ky vendkalim do të mundësojë përmes rregullimit më ndryshe të kemi qarkullim më të shpejtë të njerëzve, udhëtarëve dhe mallrave, e tërë kjo që mundëson që qytetarët e dy vendeve tona, por edhe ata të cilët janë transit, më lehtë, në mënyrë më efikase, më shpejtë dhe më ekonomik të vijnë deri në destinacionet e tyre, që do t’u ndihmojë ekonomive të vendeve tona të zhvillohen më shpejtë”, deklaroi Stefanoviq.

Marrëveshja, do të hyjë në fuqi më 1 gusht, me regjim të ri, pas zbatimit të procedurave të nevojshme, nënshkrimin e protokolleve mes doganave të dy shteteve dhe dy ministrive të punëve të brendshme.

Në takim është biseduar edhe për fillimin e procedurës për hapjen e vendkalimit të ri kufitar Llojan-Miratoc, për komunikim më të mirë të popullatës lokale, si dhe për luftë të përbashkët kundër korrupsionit dhe krimit, për dallim të informacioneve me fokus të luftës kundër narkotikëve dhe për mbrojtje të përbashkët të kufirit kundër emigracionit të paligjshëm.