Këto janë ministrat dhe zv/ministrat e rinj të Maqedonisë

Këto janë ministrat dhe zv/ministrat e rinj të Maqedonisë

01/06/2018 Off

Kuvendin e Maqedonisë ia kushtoi seancën plenare rikonstruimin e qeverisë, pra një “Zaev 2”, ku risi përbën hyrja e Besës në koalicion.

Votimit të ministrave të rinj i parapriu një grumbulli pyetjesh dhe akuzash nga ana e opozitës maqedonase në drejtim të pushtetit aktual.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski tha se rikonstruimi i Qeverisë nuk ka asnjë përmbajtje politike, por është vetëm pazar për të marrë disa deputetë më tepër në mënyrë që të sigurohet stabilitet në shumicën parlamentare.
Ai ka pyetur kryeministrin se çfarë do të bëjë me ministrat për të cilat Zaev tha se nuk kanë punuar sa duhet.
“Në këtë propozim nuk na tregoni se cilat janë ato ministra. Cilët janë ministrat funksionarë për të cilët vetë thatë se janë hapur procedura para hetimore?”, pyeti deputeti Dimovski, njofton tesheshi.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit. Ai u kundërpërgjigj duke thënë se fjalët e tij janë të nxjerra nga kontesti.

“E kuptojë atë që e thoni, jeni opozitë dhe puna juaj është të kritikoni. Po keqinterpretoni fjalët e mia, kam folur për pjesëmarrës në pushtetin ekzekutiv, jo për ministra ose zëvendës. Kam folur për dobësi me qëllim që ta avancoj punën e të gjithëve që janë përgjegjës para Qeverisë dhe Kuvendit”, është përgjigjur Zaev.

Në fillim të seancës, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi konstatoi dorëheqjet e ministrave dhe zv/ministrave dhe propozoi emrat e rinj të ministrave dhe zv/ministrave.

Kabineti i ri:
Renata Deskoska – ministre e Drejtësisë, e cila largohet nga posti i minstres së Arsimit dhe Shkencës, radhë e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë;

Arbër Ademi – ministër i Arsimit dhe Shkencës, i cili lëviz nga posti i zëvendësministrit të MASH, radhë e Bashkimit Demokratik për Integrim;

Asaf Ademi – ministër i Kulturës, i cili vjen si rezultat i zgjerimit të koalicionit qeveritar dhe përfshirjes së BESA-s në të, dhe

Bardhyl Dauti – ministër pa portofol post ky i marrë pasi që Partia Demokratike Shqiptare u bë pjesë e koalicionit qeveritar.

Si zëvendësministra janë propozuar:

Andrej Zhernovski – zëvëndësministër i Punëve të Jashtme;

Asim Musa –zëvëndësministër i Shëndetësisë, radhë e Partisë së Turqve;

Gjonul Bajraktar – zëvëndësministër i Punës dhe Politikës Sociale, radhë e BDI-së, dhe Sadik Bekiri – zëvëndësministër për Transport dhe Lidhje, radhë e PDSH-së.