Jurgen Klopp zgjedh mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos

Jurgen Klopp zgjedh mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos

25/12/2018 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Liverpooli i tij po bën mrekullinë, duke konsoliduar vendin e parë në klasifikimin e Premier League, çka premton sukses në rrugën drejt titullit që mungon në shtëpinë e “The Reds” që nga viti i largët 1990, dhe, njëherazi, duke qenë favorit për triumfin në Champions këtë edicion.

Në fazën e 1/8-ave në Ligën e Kampionëve “The Reds” do të përballen me Bayernin e Mynihut, por më tej nuk i dihet, pasi shorti mund t’u rezervojë një duel me ndonjë mes skuadrave si Juventusi apo Barcelona.

Gjithsesi, Jurgen Klopp mund të shohë drejt të ardhmes, pasi këtë vit skuadra që ai drejton flet për një rritje progresive, sidomos në mbrojte, por pa humbur edhe cilësinë në sulm.

Pyetja që shtrohet nga gazetarët për të është: fanellën e kujt do të preferonte mes asaj të portugezit Ronaldo dhe argjentinasit Messi?.

Siç e citon “Mundo Deportivo”, gjermani Klopp nuk ka dyshime për preferencën e tij, që shkon për Lionel Messin.

Prova që e vërteton këtë është pikërisht një foto “selfie” e shkrepur nga ai vetë, të cilën e mban edhe sot në celularin personal.

Por mbas çdo fotoje ka dhe një histori, të cilën na i zbulon gjermani i klubit anglez.

“Kam vetëm një “selfie” në telefonin tim dhe ajo është me Messin”, pohoi Klopp.

Në çastin që kjo foto u bë, në dhomë ishte dhe Cristiano dhe me sa duket, tekniku 51-vjeçar ka preferuar sulmuesin fenomenal të Barcelonës.

Është e vërtetë që Klop zgjedh Messin, por akoma më shumë preferon çmendurinë e Peles.

“Im atë më ka thënë se, pavarësisht asaj që do të thonë njerëzit në të ardhmen, Pele do të mbetet më i miri i të gjitha kohërave. E takova personalisht gjatë Botërorit të 2006-ës. Nuk jam tipi që nervozohet apo emocionohet lehtësisht, por në atë moment po djersija si i çmendur”, tha Klopp.