Ish pjesëtari i njësisë speciale EBR i revoltuar i shkruan letër zv.ministrit të MPB-së dhe politikanëve shqiptarë

Ish pjesëtari i njësisë speciale EBR i revoltuar i shkruan letër zv.ministrit të MPB-së dhe politikanëve shqiptarë

10/02/2019 Off

Milazim Kadriu ish punësuar në njësinë speciale EBR pranë MPB-së i revoltuar për mos acansimin e shqiptareve në këtë njesi ka dërguar një letër deri në Pa Censurë.

Milazim Kadriu

Me datë 08.02.2019 dita e Premte në njësin për renditje të shpejt EBR, pranë ministrisë së punëve të mbrendshme janë bërë disa ndryshime kadrovike ku në postin e zëvendës komandantit dhe dy ndihmës komandant janë emëruar pjestarë që në kohen kur kam qen un Komandant Togu të njejtit kan qenë policë nën urdhrat e mija a tash pozicionohen në vënde të larta pune.

Ju bëj pyetje gjithë politikanëve? E qka kemi Ne qe nuk mundemi të vendosemi ne ata pozita ku shum mirë e dijnë ata se posti zv.Komandant në këtë njesi dhe shum njësi tjera janë të paraparë për komunitetin shqipëtar që nga viti 2004.

A pse quhem un Milazim e jo Millorad smund te avansohem apo aj tjetri Arben e jo Andrej e ki tjetri Bekim e jo Borçe, ç’është puna me juve o politikanë të paaftë, a skeni pak inatë, a skeni pak turp?? Pse na detyroni të tjetërsohemi ti ndrrojm edhe emrat vetëm se të arrijm në një vend ku e meritojm edhe si shqiptarë.

Un se bëj kurr se i kam parimet e mija, por po ka shum që po e bëjn sepse ju po i detyroni.Ministri historik i dështimeve Agim Nuhiu përveq mu duk mir para pasqyres,para tjerëve dhe që shërben si kukull më herët e vmros tash e lsdms nuk ka kurqfar funksioni tjetër në atë dikaster.Gzoni ata poste edhe pak se ka me ju ardh dënimi si nga populli ashtu edhe nga Zoti…

Medaljet e fituara nga Milazim Kadriu