Industria, ndotësi më i madh i ajrit në Maqedoni

Industria, ndotësi më i madh i ajrit në Maqedoni

04/02/2019 Off
Puna jonë është vullnetare andaj nëse keni mundësi ndihmoni shqip.dk

Industria është ndotësi më i madh në Maqedoni, thuhet në raportin e përbashkët të cilësisë së ajrit të EUROSAI – Organizata Evropiane për Institucionet e Larta të Auditimit.

Sipas raportit, pas industrisë ndotësit më të lartë janë mjetet për ngrohje të amvisërive dhe firmave më të vogl, ndërsa makinat janë vlerësuar si ndotës mesatar, kurse mbeturinat, bujqësia dhe faktorët tjerë janë vlerësuar si ndotës më të vogël.

Raporti i këtij trupi ndërkombëtar, i përbërë nga 15 institucione të larta të auditimit në Evropë, së bashku me Gjykatën Evropiane të Auditimeve, ka të bëjë me cilësinë e ajrit në Shqipëri, Bullgari, Estoni, Gjeorgji, Hungari, Izrael, Kosovë, Moldavi, Poloni, Rumani, Sllovaki, Spanjë, Zvicër, Maqedoni dhe Holandë.

Në raport thuhet se sistemi për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Maqedoni nuk është mirë i organizuar dhe i koordinuar.

Në raport gjithashtu thuhet se inspektimet për ambient të pastër zbatohen pa asnjë koordinim në nivelin qendror dhe lokal.

Mes rekomandimeve për autoritetet e Maqedonisë janë që të sigurohet buxhet për punën dhe mirëmbajtjen e gjitha stacioneve matëse për cilësinë e ajrit dhe të parashihet buxhet në dokumentet planore, por edhe të krijohet sistem i centralizuar për mbledhjen automatike të mbeturinave, si dhe matjen në kohë reale dhe njoftime për cilësinë e ajrit.