SHQIP​.DK

Por­tal për mua, për ty, për të gjithë… Lajme, muzikë, ide, ide­ale, vendtakim …

Pay­Pal Dona​tion​-shqip​.dk

Cur­rency:
Amount:
Nese ju pelqen puna jonë, ate­her na ndih­moni qe te mbajm stan­dardin e punes qe bejm. Ju flm: Shqip​.dk

Nga: MERITA MYF­TARI 20-vjetori i demokracisë, pa gra...

Sot është 20-​vjetori i demokracisë shqiptare… Guxoj ta quaj kështu, sepse demokrac­inë në Shqipëri më shumë se sa zgjed­hjet, e sol­lën të rin­jtë. E sol­lën ata të rinj që u pagëzuan dhe hynë në his­tori si Stu­den­tët e Dhje­torit. Ata që gux­uan të vinin jetën në rrezik, duke u për­bal­lur me for­cën e pamëshir­shme të regjimit. Ata që rrezikuan, me bind­jen e plotë se ajo që po bënin në fund­shekullin e 20-​të për Shqipërinë, ia vlente. Sakri­fica e atyre mijëra vajzave dhe djemve që po ulnin siparin e vua­jt­jes së tre mil­ion shqip­tarëve. Pran­daj, ishin të shumtë bur­rat dhe gratë që u dolën në krah ato ditë të lagështa dhe të zymta dhje­tori.
Po ç’ndodhi nga ai moment e deri më sot? Kush fitoi dhe kush u har­rua në rrugë­timin e gjatë 20-​vjeçar të për­sh­tat­jes me ndryshimin?

Lexo më shumë…

Nga Ermira Baba­musta, Ph.D.
Eksperte e Punëve të Jashtme – New York, Prishtinë
Drej­tuar qyte­tarëve dhe poli­tikanëve të Kosovës:
Pyetja është: Kush janë shqip­tarët para botës? Si nji­het Kosova për botën? Fatke­që­sisht ose nuk e njo­hin fare Kosovën si shtet dhe gjeografinë e saj, ose ato të paktë që e kanë dëgjuar si emër, e iden­ti­fiko­jnë Kosovën me Serbinë, luftën dhe dhunën. Gjatë misionit tim hulumtues — diplo­matik në Prisht­inë Nën­tor 2012-​Janar 2013, diplo­matë të huaj europian, në takime pri­vate më treguan ‘off records’ (jo zyr­tar­isht) arsyet pse shqip­tarët refu­zo­hen për inte­grimin europian në BE. Arsyeja krye­sore sipas fjalëve të tyre është që “ne [disa shtete europi­ane] nuk i duam ‘ato lloj’ ose ‘ato kaf­shë’ [shqip­tarët] të hyjnë në BE” dhe se “nuk ka të bëjë me plotësimin e stan­darteve’, të cilat janë thjesht for­malitet dhe një ‘check­list’, por me sjell­jen dhe kul­turën e ven­dasve”. Pra lib­er­al­iz­imi i vizave dhe hapja e kufi­jve blloko­het për arsye se europi­anët nuk i kon­sidero­jnë shqip­tarët si ata vetë. Kjo lloj për­shtypje ose gjykim tre­gon se: 1) të huajt nuk e njo­hin mirë kul­turën shqiptare dhe se çdo pop­ull ka të mirat dhe të këqi­jat e tij, por ato shiko­jnë vetëm neg­a­tivet tek ne dhe 2) egzis­to­jnë sjellje të shqip­tarëve që duhen rishikuar, ndryshuar sipas men­tal­itetit të kohës mod­er­rne, siç ecën dhe për­paron e tërë bota duhet të ecim dhe ne.

Lexo më shumë…

By DADLLSUK payday loans

web­host­ing

Copy­right © 19972013 Shqip​.dk