SHQIP.DK

Portal për mua, për ty, për të gjithë… Lajme, muzikë, ide, ideale, vendtakim …

Vinaora Nivo SliderVinaora Nivo SliderVinaora Nivo Slider

Një djalosh kishte dalë për gjahë ne malet e Shqipërisë. Një shqiponjë fluturoi sipër tijë, dhe u ndalë në maje të një shkrepi. Shqipja ishte jashtëzakonisht e madhe dhe mbante në kthetrat e saj një gjarpër.

 

Pas pakë shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte çerdhen. Djaloshi u ngjitë atëherë në maj te shkrepit, dhe gjeti në çerdhe zogun e shqiponjës që po luente me gjarprin e mbytur. Por gjarpri nuk ishte vërtet i mbytur. Befas ai lëvizi, ngrehu kokën, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N’atë çast djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetë gjarprin.

 

Mandej ai mori zogun e shqiponjës dhe u nisë kahë shtëpia e vetë. Befas ai dëgjoi mbi krye zhurmë e krahëve te shqiponjës. „Pse ma grabite foshnjën?“ thirri shqipja. „Foshnja është e imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpri që ti nuk e kishe mbytur“ u përgjegjë djaloshi. „Ma jep foshnjën time, dhe unë të jap si shpërblim mprehësin e syve të mi dhe fuqinë e krahëve të mi.

 

Ti do të jesh i pamposhtur dhe do të quhesh me emrin timë!“ I riu i dha shqiponjës zogun e vetë. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye të djaloshit, që tash ishte bërë burrë. Me harkun e vetë ai mbyti shumë bisha të pyllit, dhe me shpatën e vet preu shumë armiq të vendit.

 

Ndër të gjitha këto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte. I çuditur nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjahëtarin trim. Ai (populli) e quajti Shqipëtar, që do me thënë „Bir i shqiponjës“, dhe mbretëria e tij mori emrin Shqipëri, që do me than „Vendi i shqiponjave.“ Kjo duhet tu tregohet qdo femije Shqipetar

 

Derguar nga: Arber Myftari

Radio në Shqip.dk

KBH-TRAFIK.DK

Scampa.dk

PayPal Donation-shqip.dk

Currency:
Amount:
Nese ju pelqen puna jonë, ateher na ndihmoni qe te mbajm standardin e punes qe bejm. Ju flm: Shqip.dk

Professionel webhosting

MONEDHA-Converter

</>

©  19972014 Shqip.dk