Haradinaj deklarohet pas takimit me Veselin e ambasadorin amerikan- Taksa nuk hiqet

Haradinaj deklarohet pas takimit me Veselin e ambasadorin amerikan- Taksa nuk hiqet

22/01/2019 Off

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë që në takimin me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin dhe ambasadorin e SHBA-së, Philipp Kosnett, kanë biseduar rreth dialogut me Serbinë. Ai ka përsëritur se taksa nuk do të hiqet, raporton Gazeta Blic.

“Ne kemi biseduar për dialogun më shumë, ndërsa sa i përket taksës nuk kemi ndryshuar qëndrim. Edhe ne kemi dëshirë ta heqim taksën por kjo do të ndodhë kur do të ketë marrëveshje me Serbinë”, tha ai.

Haradinaj po ashtu, ka folur edhe për grevën në arsim. Ai ka kërkuar që mësimdhënësit t’i kthehen punës. Dhe të mos i humbin fëmijët mësimet.

Greva në arsim ka fillluar nga 14 janari.